
Festa e Rey Manajt ndaj Serbisë bëhet mural jashtë palestrës ‘Minatori’ në Mitrovicë
12 tetor 2025
| 14:09
Pas triumfit historik të Kombëtares shqiptare 1-0 ndaj Serbisë, në qytetin e Mitrovicës, heroi i mbrëmjes, Rey Manaj, që shënoi një supergol për t’i dhënë kuqezinjve fitoren e parë ndonjëherë ndaj Serbisë në fushën e lojës, është nderuar me një mural.
Muralii, i vendosur jashtë palestrës “Minatori” në Mitrovicë, iu deshën vetëm pak orë për t’u realizuar pas përfundimit të ndeshjes.
Në të është pasqyruar momenti i festës së Manajt pas golit, që tashmë është kthyer në simbol të fitores.
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me 11 pikë, duke lënë Serbinë në vendin e tretë me 7 pikë, megjithëse kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Klankosova.tv