Festa e Villarealit pasi eliminuan Bayernin (video)

13 prill 2022 | 11:45

Në dhomën e zhveshjes së Villarrealit pati festë të madhe të martën mbrëma, pasi ata shokuan Evropën duke e eliminuar Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.

“Nëndetësja e verdhë” kaloi në gjysmëfinale falë një goli në minutën e 88-të nga Samuel Chukwueze, me një fitore të përgjithshme 2-1.

Klubi shpërndau skena mahnitëse në dhomën e zhveshjes së Allianz Arena pas përfundimit të ndeshjes, me lojtarët që hidheshin mbi tavolina.

“Ne ndjejmë shumë lumturi. Që kur shorti na caktoi me Bayernin, ne i kemi thënë vetes se mund t’ia dilnim”, ka thënë sulmuesi i Villarrealit, Gerard Moreno.

Villarreali do të luajë me fituesin e çerekfinales mes Liverpoolit dhe Benfikës, shkruan “DailyMail”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pegatron është bërë kompania e fundit teknologjike, e cila ka…