Festa zyrtare në Kosovë gjatë prillit: këto janë datat
04 prill 2026
| 20:30
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit prill 2026, punonjësit e administratës publike do të kenë disa ditë pushimi zyrtar, në përputhje me festat shtetërore dhe fetare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, ditët e pushimit janë:
• 📅 6 prill 2026 (e hënë) – Pashkët Katolike
• 📅 9 prill 2026 (e enjte) – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
• 📅 13 prill 2026 (e hënë) – Pashkët Ortodokse
Këto ditë do të jenë pushim për institucionet publike, duke u dhënë mundësi qytetarëve të shijojnë disa ditë relaksi.



