Festivali i superyllit Dua Lipa ngriti imazhin e Kosovës në nivel botëror

01 gusht 2025 | 22:59

Superfestivali ‘Sunny Hill’ nisi edicionin më të ri që nga e premtja. Fushatë më të mirë të promovimit të Kosovës edhe po ta mendonin ekspertët e marketingut e marrëdhënieve me publikun me gjithë diplomatët zor se do t’ia dilnin. Më e mira e kësaj që është një nismë nga poshtë-lart, sipërmarrje e një artisteje që erdhi nga asgjë mund të thuhet dhe arriti në majat e skenës botërore.

Tre ditë hare e argëtim në Prishtinë me yje vendore, rajonale dhe botërore që i prin Dua Lipa vet, që po mbush arena e stadiume si një yll që është tashmë në turneun e saj botëror. Rrezatimi i saj e kap jo vetëm Prishtinën por Kosovën e Shqipërinë.

Fatboy Slim d0 të performojë mes të tjerëve. DJ i famshëm anglez që është një legjendë vet e skenës. Një prej atyre pionierëve të një zhanri modern të muzikës zbavitëse popullore. Ai erdhi se e ftoi Dua Lipa siç e pranoi të premten, siç tha ishte zor për ta refuzuar Duan. Ka mike edhe Rita Orën që e përmendi si një shqiptare tjetër të suksesshme e me të cilën edhe ka bashkëpunuar.

Pjesëmarrës është edhe këngëtari i popullarizuar turk Edis, që ka tërhequr mjaft publik dhe jo vetëm atë turk por edhe kosovar.

Interesim për festivalin ka edhe nga Amerika, vendi i cili është katërti ku janë shitur më së shumti bileta. Ka shitje në Gjermani, Greqi e nga kudo në Europë tha organizatori i këtij festivali këto ditë.

Me të drejtë e nderojnë e me dekrete presidenciale Dua Lipën si në Shqipëri e Kosovë, suksesin e saj si individ duhet lëvduar pasi në vazhdimësi nuk i është shmangur trashëgimisë së saj si shqiptare nga Kosova edhe kur e kishte mundësinë, dhe atë në platformat më të mëdha në botë. Ta gëzojë ajo dhe Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Drejtori i Qendrës së Trajnimit në FSK, britaniku John Doone,…