‘Festojmë me miqtë tanë’, Ambasada amerikane në Prishtinë gati për festën e 250-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së

30 qershor 2026 | 11:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka bërë përgatitjet për pritjen e të ftuarve që do të marrin pjesë në kremtimin e 250-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ambasada ka ndarë pamje nga ambientet e saj të dekoruara për këtë ngjarje.

Një nga elementet më të spikatura është flamuri gjigant i ShBA-së, i vendosur në pjesën ballore të ndërtesës së ambasadës.

Në ambientet e dekoruara janë vendosur gjithashtu flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës, ndërsa është përgatitur edhe foltorja ku do të mbahen fjalimet gjatë ceremonisë.

“Festojmë me miqtë tanë kosovarë”, është thënë në përshkrimin e postimit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka tërhequr sërish vëmendjen…