Fetahaj largohet nga Suhareka
17 qershor 2025
| 12:56
Futbollisti Liridon Fetahaj ka njoftuar se është larguar FC Suhareka. Anësori ishte pjesë e kësaj skuadre për dy vite, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
“Pas dy viteve të kaluara te FC Suhareka, dua të falënderoj klubin për mundësinë dhe përvojën e vlefshme. Faleminderit presidentit, stafit dhe të gjithë anëtarëve për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Një falënderim për trajnerët me të cilët kam punuar, për besimin dhe udhëzimet gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu faleminderit bashkëlojtarëve dhe tifozëve për çdo moment të bukur. Ju uroj vetëm suksese në vazhdim e mirupafshim”, ka shkruar Fetahaj.
/Epoka e re/



