Fetahu dhe Ismaili: PDK-ja e ka nisur projektin për spitalin e Podujevës

25 nëntor 2020 | 14:13

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, së bashku me asamblistët të kësaj partie kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Gjatë kësaj vizite, Fetahu ka thënë se është për keqardhje që në krizën më të madhe shëndetësore në Podujevë, qytetarët nuk e patën një spital për tu trajtuar.

Sipas tij, faji është i tëri i qeverisjes së dobët komunale të LDK-së, e cila qe 20 vjet nuk ka qenë në gjendje që t’i sigurojë një spital Podujevës.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka treguar se gjatë mandatit të tij, ka nisur hartimin e projektit detal për spitalin e Podujevës, por që fatkeqësisht ministrat pas tij nuk e kanë avancuar këtë projekt.

“Ne e kemi nisur hartimin e planit detal. Bashkë me ShSKUK-në kemi planifikuar edhe personelin shëndetësorë. Kemi nënshkruar edhe memorandum me komunën për ndarjen e një parcele shtesë që të nisë ndërtimi i një spitali modern për Podujevën. Të gjitha përgatitjet i kemi bërë”, ka thënë Ismaili.

Më tutje, ai ka shtuar se meqenëse ky projekt ka nisur me PDK-në, atë do ta përfundojë Naim Fetahu si kryetar i Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ia ka dorëzuar projektin për…