Fetahu: Podujeva që 20 vjet është keqqeverisur

24 nëntor 2020 | 08:35

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, thotë se Podujeva ka nevojë për ndryshim rrënjësor pas 20 vjet keqqeverisje.

Në një intervistë në Sytë 7 në Klan Kosova, Fetahu shpalosi ofertën e tij për Podujevën.

“Podujeva ka nevojë të ndryshojë në të gjitha fushat pasi ka pasur keqqeverisje për 20 vjet.

Në Podujevë është duke ikur rinia dhe bizneset kanë kaluar në Fushë-Kosovë, Drenas e Prishtinë dhe bashkë me bizneset kanë ikur edhe vendet e punës.

Ne (PDK) do t’i kushtojmë rëndësi hapjes së një qendre tregtare në pikën kufitare me Serbinë. Në këtë mënyrë mendojmë që të kthejmë bizneset e kështu të kthejmë edhe vendet e punës”, ka thënë Fetahu.

Fetahu, mes tjerash, tha se nëse bëhet kryetar vendimi i parë që do të marrë është rritja e kapaciteteve shëndetësore ndaj COVID-19 për qytetarët e Podujevës.

“Duke pasur parasysh situatën me COVID-19 dhe keq menaxhimin që ka ndodhur në Podujevë, vendimi i parë që do të marrë nëse bëhem kryetar është që të rrisë kapacitetet shëndetësore ndaj COVID-19 për qytetarët”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri disident i rajonit Tigray në Etiopi ka thënë se…