 
                    Fevziu ‘zbardh’ dosjen: Ish-sigurimi i shteti kishte përgjuar për 20 vjet Ibrahim Rugovën
                13 shtator 2022
                |  20:52
            
        Gazetari Blendi Fevziu, autori i emisionit “Opinion” ka paralajmëruar publikimin e dosjeve se si ish sigurimi i shtetit komunist në Shqipëri, kishte përgjuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Me anë të një postimi në “Facebook” ai thotë se kjo kishte ndodhur për 20 vjet.
Ai madje thotë se Rugova ishte përgjuar edhe në 2 vizitat e tij në Shqipëri.
Postimi i Fevziut:
E rrallë. Se shpejti në Opinion. Në Arkivat e Sigurimit të shtetit gjendet dosja se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosove dhe në 2 vizitat në Shqipëri.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        