FFK-ja dënon ashpër thirrjet kundër Kosovës

12 tetor 2025 | 09:46

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar për thirrjet kundër Kosovës që u bënë mbrëmë në ndeshjen Serbi – Shqipëri në Leskoc.

FFK-ja përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale i ka dënuar ashpër thirrjet kundër Kosovës.

“FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë”, shkruhet në reagimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar bashkëshorten e tij,…