FFK-ja me video motivuese para duelit me Suedinë

07 shtator 2025 | 17:18

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një njoftim për ndeshjen Kosovë – Suedi.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë luhet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Është ndeshja e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” e humbën thellë 4:0 ndeshjen e parë kundër Zvicrës në Basel të premten.  Por në FFK vlerësojnë se Kosova është gati. “Jemi gati – me zemër, pasion e besim!”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

FFK ka publikuar edhe një video të momenteve të gëzimit të lojtarëve dhe tifozëve nga ndeshjet e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është gjetur e vdekur në një objekt të…