FFK-ja në ‘Javën Botërore të Futbollit’

21 maj 2025 | 15:14

Federata e Futbollit të Kosovës do të bashkohet në “Javën Botërore të Futbollit”, të organizuar nga FIFA. Për herë të parë, FIFA ka shpallur “Javën Botërore të Futbollit”, e cila do të zhvillohet nga sot e deri më 25 maj 2025 dhe do të bëhet tradicionale.

Qëllimi i këtij organizimi global është festimi i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëzit në mbarë botën. Kjo nismë i paraprin Ditës Botërore të Futbollit, të shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që festohet më 25 maj.

Nën moton “Së bashku, jemi më të fortë”, Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar kësaj nisme, duke organizuar aktivitete gjithëpërfshirëse futbollistike. Sportistë elitarë, fëmijë e veteranë do të marrin pjesë në aktivitete gjatë këtyre ditëve, duke treguar fuqinë bashkuese të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim…