FFK-ja nuk e kursen Llapin

17 tetor 2019 | 14:59

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk e ka kursyer aspak skuadrën e Llapit.

Ky klub përshkak të lëshimit në organizim të ndeshjes ndaj Ferizajt është dënuar me zhvillimin e dy ndeshje pa shikues. Ndërsa kapiteni i kësaj skuadre, Mentor Zhdrella nuk do të ketë të drejtën e paraqitjes në tri ndeshjet vijuese që Llapi i zhvillon në Superligë. Ndërsa me katër ndeshje ndalim të kryerjes se funksionit në klub është dënuar ndihmëstrajneri, Burim Zhjeqi.

Ndërsa vërejtja e fundit i është shqiptuar futbollistit Liridon Leci, i cili sipas njoftimit nuk ka pasur sjelle të duhura pas ndeshjes Drenica-Drita. Edhe klubit të Gjilanit i është tërhequr vërejtja e fundit, pasi shikuesit kanë hedhur shishe në fushë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lëndimit të Alexis Sanchez, Interi po planifikon transferimin e…