FFK-ja organizon kursin e radhës për Licencën C për trajnerë 

15 korrik 2025 | 13:31

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësim-nxënies Edubreak. Kursi do të mbahet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku nga e hëna deri të premten do të zhvillohen ligjëratat dhe stërvitjet.

Pjesëmarrja e plotë është obligative, ndërsa nuk do të ketë nevojë për akomodim dhe fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për këtë kurs është 24, ndërsa pagesa e kursit për person është 350 euro.

FFK-ja ka njoftuar se kursi fillon më 4 gusht. Kriteret për Licencën C të FFK-së janë: Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuar, dy fotografi (me përmasat e pasaportës), certifikatë shëndetësore (jo më e vjetër se gjashtë muaj), dëshmi që ai/ajo nuk është i/e dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale, dëshmi mbi edukimin (diplomë e shkollës së mesme, së paku), minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18-vjeç.

“Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online deri më 31.07.2025, në adresën: [email protected]. Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që nuk janë skanuar mirë nuk do të merren parasysh”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…