FFK-ja publikon datat kur fillon sezoni i ri në Kosovë
19 qershor 2026
| 15:47
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin 2026/27 do të fillojnë më 15 gusht.
Sipas FFK-së, starti i kampionatit në mesin e muajit gusht u jep klubeve kohë të mjaftueshme për fazën përgatitore verore, zhvillimin e ndeshjeve miqësore dhe kompletimin e skuadrave para fillimit të garave zyrtare.
Ndërkohë, organet kompetente të FFK-së janë duke finalizuar të gjitha përgatitjet organizative për sezonin e ri, me qëllim që kampionati të nisë në mënyrë sa më të rregullt dhe të mirëorganizuar.
Detajet lidhur me shortin e garave, orarin e ndeshjeve dhe kalendarin e plotë të sezonit 2026/27 pritet të bëhen publike në javët në vijim nga Federata e Futbollit e Kosovës.



