FFK-ja publikon pamje nga ceremonia e dekorimit të lojtarëve nga presidentja Osmani

01 prill 2026 | 11:40

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Dardanët shënuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri.

Për emocionet dhe arritjen e suksesshme të tyre, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot lojtarët e Kombëtares së Kosovës me medaljen presidenciale të meritave.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje nga ceremonia, ku gjithashtu kanë shprehur falënderim ndaj presidentes së vendit.

      

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk ka arritur ta sigurojë biletën…