FFK-ja publikon programin e Kosovës për ndeshjet e tetorit, të hënën nisin përgatitjet

03 tetor 2025 | 14:52

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë publik programin e Kombëtares për muajin tetor, ku “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sipas orarit të shpallur, gjithçka do të nisë më 3 tetor (sot) me publikimin e listës së futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.

Më 6 tetor është paraparë konferenca për shtyp e trajnerit gjerman, ndërkohë që në të njëjtën ditë Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.

Pas kësaj faze përgatitore, më 10 tetor Kosova do të përballet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ndeshje ku pritet një mbështetje e madhe nga tifozët dhe ku ekipi do të synojë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Vetëm tre ditë më pas, më 13 tetor, “Dardanët” do të zbresin në fushë përsëri, kësaj radhe në transfertë ndaj Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizion shtetëror apo garë protagonizmi? Politika e jashtme e Kosovës…