FFK-ja shpërndau fanella dhe topa për klubet e Ligës së Dytë

05 nëntor 2018 | 19:39

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkrytari, Bakir Burri (njëherësh kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Pejës) dhe zv.sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti vizituan këtë regjion duke e vazhduar projektin për ndihmë ekipeve të Ligës së Dytë.

Me këtë rast presidenti Ademi i njoftojë përfaqësuesit e LRFP-së dhe të klubeve për projektet dhe rrjedhën e punëve në FFK. Mikpritja gjatë kësaj vizite ishte shumë e ngrohtë, derisa kryetari Ademi kërkoi rregullësi dhe mbarëvajtje të garave në Ligën e Dytë.

Ai premtoi që kujdesi për klubet e kësaj lige nuk do të mungojë asnjëherë.

Gjatë kësaj vizite Ademi ndau fanella dhe topa për 4 klubet e këtij regjioni: Deçanin, Lugun e Baranit, Beharin dhe Dardaninë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandati i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Couci,  po cilëson se situata…