
FFK-ja sjell risi në komunikimin me opinionin publik (video)
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka sjell një tjetër risi në komunikimin me opinionin publik. Është bërë me dije se çdo të mërkurë në platformat e kësaj federate do të transmetohet “FFK Podcast”, ku do të flitet vetëm për futbollin.
“Tashmë po vjen ‘FFK Podcast’. Ky format i ri do të shërbejë për diskutime rreth futbollit, zhvillimin, vizionin dhe sfidat me të cilat përballet sporti më i popullarizuar tek ne. Mysafir i emisionit të parë në ‘FFK Podcast’ është presidenti Agim Ademi, i cili ndan rrëfime ekskluzive për udhëtimin e futbollit kosovar, planet për të ardhmen dhe angazhimin e tij për zhvillim të vazhdueshëm. ‘FFK Podcast’, aty ku flitet për futbollin! Çdo të mërkurë në orën 20:00 në kanalin e FFK-së në ‘Youtube’ dhe në rrjete sociale”, ka njoftuar FFK-ja.