FFK-ja zbulon se kur zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës

30 janar 2020 | 13:02

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është caktuar orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë në këtë fazë është ajo në mes Drenicës dhe Gjilanit, e cila zhvillohet më 8 shkurt, në orën 12:30 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, por me fillim në orën 13:00.

Më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit zhvillohet më 12 shkurt.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës

Më 8 shkurt takohen:
12:30 Drenica-Gjilani
13:00 Prishtina-Vushtrria

Më 9 shkurt takohen:
12:30 Dukagjini-Ballkani

Më 12 shkurt takohen:
12:30 Liria-Feronikeli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti serb Novak Gjokoviq ka mposhtur me lehtësi zviceranin, Roger…