FFK-ja zyrtarisht iu bashkua iniciativës “Football for the Goals” të OKB-së
12 dhjetor 2025
| 00:18
Federata e Futbollit e Kosovës zyrtarisht iu bashkua iniciativës “Football for the Goals” të OKB-së, një platformë globale që e përdor fuqinë e futbollit për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, barazinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ky është një hap që na jep mundësi të reja për bashkëpunim dhe projekte që ndikojnë pozitivisht te komuniteti ynë, duke e kthyer futbollin në një mjet real për ndryshim shoqëror.



