FFK publikon prapaskenat e udhëtimit triumfues në Sllovaki

28 mars 2026 | 13:31

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video të titulluar “Behind the Scenes” (Prapa skenave) në të cilën e ka përmbledhur gjithë udhëtimin deri te fitorja e madhe në Sllovaki.

Në pamje janë përfshirë të gjitha momentet e “Dardanëve” që nga nisja në Prishtinë  e deri tek kthimi në shtëpi.

“Behind the Scenes” nga një rrugëtim i paharrueshëm! Nga nisja në Prishtinë, përgatitjet dhe momentet e përbashkëta gjatë udhëtimit, te emocionet në stadium dhe deri te kthimi në shtëpi – çdo detaj i fitores së madhe 3-4 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës”.

“Një histori e plotë e Dardanëve, brenda dhe jashtë fushës – me pasion, sakrificë dhe krenari.

Një hap më afër ëndrrës!”, thotë FFK në shkrimin në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur videon, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë zbuluar…