
FGjK-ja më 15 mars organizon ‘Gjimnastradën 2025’
07 mars 2025
| 12:13
Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 15 mars me fillin nga ora 11:00, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, sipas kalendarit të garave të kësaj federate organizon “Gjimnastraden 2025”.
FGjK-ja ka njoftuar se ky aktivitet është i hapur për publikun, dhe i fton të interesuarit që të marrin pjesë në këtë event ku do të përformojnë gjimnastet e klubeve të Kosovës.
“Aktiviteti është i hapur për publikun prandaj ju ftojmë të gjithëve të vini të shikoni performancat e bukura të gjimnasteve tona! Afati për regjistrim të gjimnasteve për Gjimnastradë për Klube vazhdon të jetë i hapur deri më 10 mars 2025”, thuhet në njoftimin e FGjK-së.