FIBA e dënon përjetësisht Daut Mehmetin

11 qershor 2023 | 13:36

Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA ka marrë vendim që ta përjashtojë me pezullim të përjetshëm gjyqtarin nga Kosova, Daut Mehmetin.

Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti është ndëshkuar me pezullim të përjetshëm nga FIBA për kundërshtimin e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.

Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit.

Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e paligjshme të disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.

“Mehmeti, pa një fund të hershëm dhe të palavdishëm për karrierën e tij në arbitrim profesionist. Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka arbitruar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifa në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë”.

Njoftimi për sanksionin përmend një “pezullim nga kryerja e një funksioni” dhe një “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s apo FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenal ka arritur marrëveshje të re me Reiss Nelson për…