
Fidan Shala rrëfen përjetimet e luftës nga forcat serbe
Vëllai i heroit Agim Shala, Fidani , sot përmes emisionit “Ora Shtatë”, rreu se çfarë kishte ndodhur më 2 shtator të vitit 1998, në këtë përvjetor të Epopesë së Vrrinit.
Shala tregon se si ai, si 15-vjeçar gjatë kohës së luftës, u zu rob nga forcat serbe, transmeton Klankosova.
“Ofensiva e 2 shtatorit 1998, e cila filloi më 1 shtator, dhe e cila vazhdoi për tërë ditën, pas betejës së fshatit Lez dhe Malësi e Vrrinit, dhe në pamundësi për të rezistuar, ranë shumë dëshmorë dhe martirë”.
Qendra dhe fokusi i forcave serbe ishte Jeshkova, pasi shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte mu në Jeshkovë,prandaj forcat serbe më 2 shtator, në ditën e dytë të ofensivës, diku rreth orës 17L00 arritën që të hynin deri në mes të fshatit. Shtëpia ku unë dhe tre moshatare të mi ishim strehuar, pra në moshën 15-vjeçare, u granatua. Ne për të gjetur strehë tjetër, forcat serbe na morën rob mua dhe tre bashkëmoshatarëve të mi”, u shpreh tutje Shala.
Ai thotë se forcat serbe i rreshtuan që të katër për t’i pushkatuar, por për shkak të britmave të tyre, UÇK iu doli në ndihmë.
Për të dëgjuar më shumë rreth këtij rrëfimi, ndiqni videon e mëposhtme: