
Fidan Shatri: Sporti është shndërruar në një nga urat më të forta që lidh Kosovën me vendet e tjera
Zyrtari i lartë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fidan Shatri po qëndron për vizitë zyrtare në Japoni. Shatri ka shkruar në llogarinë e vet në facebook se Sporti është shndërruar në një nga urat më të forta që lidh Kosovën me vendet e tjera të botës.
“Sporti është shndërruar në një nga urat më të forta që lidh Kosovën me vendet e tjera. Nga medaljet olimpike te organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare, Kosova po dëshmon se ka shumë për të ofruar dhe se është e aftë të organizojë ngjarje të rëndësishme sportive në vendin tonë!”, ka shkruar Shatri.
Njoftimi i plotë i tij:
Sporti i Kosovës në skenën botërore “Expo Osaka 2025“
Në pavijonin e Kosovës në Expo Osaka 2025 në Japoni, kënaqësi të bisedoj me të rinj japonezë për historinë, kulturën dhe veçanërisht për Sportin, rezultatet olimpike në Xhudo.
Sporti është shndërruar në një nga urat më të forta që lidh Kosovën me vendet e tjera. Nga medaljet olimpike te organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare, Kosova po dëshmon se ka shumë për të ofruar dhe se është e aftë të organizojë ngjarje të rëndësishme sportive në vendin tonë!