FIFA Arena tashmë edhe në Kosovë!
08 dhjetor 2025
| 15:50
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se me mbështetjen e FIFA-s dhe FFK-së, po ndërtohet një arenë moderne për komunitetin në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
“Ky projekt sjell më shumë hapësirë për sport, edukim, bashkëpunim dhe zhvillim të futbollit tek fëmijët tanë”, ka shkruar presidenti Ademi mbi videon e publikuar në rrjetet sociale.



