FIFA fton presidentin Ademi në Botërorin e klubeve
19 janar 2022
| 15:47
Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA ka ftuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi që të jetë mysafir special në Kampionatin Botëror të klubeve, që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri më 12 shkurt.
“Kjo ftesë është në vazhdën e ftesave që presidenti Ademi ka marrë nga FIFA për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat nuk e kanë pasur rastin të jenë të gjithë presidentet e Federatave anëtare të FIFA-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.



