FIFA lejon Toni Domgjonin të luajë për Kosovën

07 tetor 2021 | 16:46

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës. Vendimi i Dhomës së Tribunalit të Futbollit në FIFA për shqyrtimin e statusit të lojtarëve ka efekt të menjëhershëm.

Kjo do të thotë se Toni Domgjoni, i cili iu bashkua Dardanëve në grumbullimin e këtij muaji, do të ketë të drejtë loje qysh nga ndeshja kundër Suedisë. Federata e Futbollit e Kosovës i gëzohet këtij vendimi dhe i dëshiron suksese Toni Domgjonit në fanellën dardane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj Nga…