FIFA me një rregull të ri për Kupën e Botës
09 dhjetor 2025
| 11:15
Na ndajnë vetëm 7 muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026.
Kompeticioni më i rëndësishëm në futboll këtë herë zhvillohet për herë të parë në 3 shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë si dhe do të jetë i pari me 48 shtete pjesëmarrëse.
Lojtarët dhe trajnerët po ashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre, për shkak të temperaturave të larta të verës në ShBA dhe Meksikë.
Kjo rastisi edhe në Botërorin e Klubeve, ku klubet bënë një pauzë të shkurtër hidratimi.
Por, FIFA ka vendosur ta implementojë një rregull të ri ku në çdo ndeshje, do të ketë pauzë 3 minutshe në të dy pjesët. Kujtojmë se Kupa e Botës nis më 11 qershor dhe përfundon më 19 korrik të vitit 2026.



