FIFA publikon emrat e tre finalistëve për golin e vitit 2021

04 janar 2022 | 21:21

FIFA ka publikuar emrat e finalistëve për çmimin “Puskas”.

Ky çmim i jepet lojtarit që vlerësohet se ka shënuar golin më të bukur.

Procesi i votimit për 11 golat që ishin në garë përfundoi më 17 dhjetor të vitit 2021 dhe tre të nominuarit përfundimtarë për çmimin “Puskas” janë: Erik Lamela, Patrik Schick e Mehdi Taremi.

Të gjithë fituesit e çmimeve që do të ndahen për vitin e shkuar nga FIFA, përfshirë edhe çmimin nga tifozët dhe për ferplej, do të mësohen më datën 17 janar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka paqe për Napolin dhe në përgjithësi për të…