FIFA publikon listën e të nominuarve për formacionin e vitit

14 dhjetor 2021 | 17:00

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka zbuluar 23 futbollistët e nominuar për formacionin e vitit.

FIFA ka publikuar listën me 23 futbollistët më të mirë për sezonin e kaluar, të cilët do të luftojnë për 11-shen më të mirë.

Kriter për të hyrë në formacionin e vitit është performimi në nivel prej 8 tetorit të vitit 2020 deri 7 gusht të vitit 2021.

Kriter tjetër për të hyr në 11-she janë edhe paraqitjet që të paktën të jenë 35 ndeshje zyrtare në atë periudhë kohore.

Lista e të nominuarve:

Alisson, Donnarumma, Mendy, Alaba, Alba, Alexander-Arnold, Bonucci, D. Alves, Dias, Busquets, B. Fernandes, De Bruyne, F. de Jong, Jorginho, Kante, Benzema, Haaland, Lewandowski, Lukaku, Mbappe, Messi, Neymar, Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës është detyruar t’i ndërpresë punimet e seancës…