FIFA zbulon topin që do të përdoret në Kupën e Botës, quhet ‘Trionda’

03 tetor 2025 | 10:57

FIFA zyrtarisht ka zbuluar topin që do të përdoret në Kampionatin Botëror të Futbollit 2026, të organizuar së bashku nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Ai quhet “Trionda” dhe është krijuar nga “Adidas”, që prej vitit 1970 furnizon topat zyrtarë për Botërorët.

Emri “Trionda” është kombinim i dy fjalëve: “Tri” që nënkupton tre (të tre vendet nikoqire) dhe “Onda” që në spanjisht dhe portugalisht do të thotë “valë”. Pra “tre vala” – simbolika e bashkëpunimit dhe energjisë që vjen nga tre vendet nikoqire.

“Trionda” do të ketë një “chip sensorik” që dërgon informacion për lëvizjet e topit tek sistemi i VAR për vendime më të sakta dhe të shpejta, sidomos për offside ose situata të tjera që varen nga lëvizja e topit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve…