Fifi ofendon rendë ish të dashurat e Granitit

22 tetor 2021 | 11:07

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa sonte pritet të largohet edhe një banorë tjetër dhe të hyjnë të rinjtë.

Marrëdhënia mes këngëtares Fifi dhe futbollistit, Granit Canës sa po vjen e rritet, dyshja gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar bashkë vazhdimisht.

Gjatë ditës së djeshme teksa po bënin muhabet në dhomën e ditës, Graniti u shpreh se e ka dashur jashtë mase jetën e natës.

Padyshim nuk mungoi si gjithmonë edhe komenti i këngëtares e cila u shpreh kështu:

“Ke ngajt mas kudrave”, derisa Arditi tha ç’është kjo se kuptoj.

“Pas femrave, pas kudrave de..”, u përgjigj Fifi.

Arditi: Po si bie njësoj, femër edhe kudër?

“Po ashtu i bie, se na lodhe o bukurosh”, përfundoi Fifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, gjithmonë është shfaqur para fansave…