
Figura të larta shtetërore e politike ndjekin ndeshjen Kosovë–Slloveni nga zona VIP — mungojnë përfaqësuesit e Vetëvendosjes
10 tetor 2025
| 21:09
Nga zona VIP në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjen Kosovë–Slloveni po e ndjekin Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i FFK-së Agim Ademi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, si dhe shumë ambasadorë e figura të tjera të larta të institucioneve dhe partive politike.
Në këtë ngjarje mungojnë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.