Fiken dritat gjatë intervistës së Zelensky-t, presidenti ukrainas: Këto janë kushtet tona të jetesës
Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për The Guardian kur u fikën dritat.
Ky moment në errësirë nuk zgjati shumë pasi energjia u rikthye menjëherë pas vendosjes në punë të gjeneratorit në pallatin Mariinsky.
“Këto janë kushtet tona të jetesës”, tha Zelensky duke buzëqeshur.
Së fundmi, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, duke lënë mijëra banorë në errësirë dhe pa ujë në disa rajone të Ukrainës.
Kievi ka bërë me dije se janë planifikuar masa për të kufizuar konsumin e energjisë elektrike, teksa ekipet po bëjnë përpjekje për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar.
Duke iu rikthyer intervistës, presidenti ukrainas foli edhe për marrëdhënien me Donald Trump, ku hodhi poshtë pretendimet se raporti i tyre është lëkundur. I pyetur nëse ai kishte frikë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Zelensky tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi Ukraina është mike e Amerikës.
Ai zbuloi gjithashtu se Mbreti Charles kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në inkurajimin e presidentit amerikan për të mbështetur Ukrainën.
“Nuk i di të gjitha detajet, por e kuptoj që Madhëria e Tij i dërgoi disa sinjale të rëndësishme Presidentit Trump.”
Lideri ukrainas përsëriti thirrjet e tij për ndihmë nga vendet aleate. Ai e cilësoi Rusinë si një vend të madh dhe agresiv që kishte nevojë për një kundërshtar të fuqishëm.
“Miqësia me Rusinë nuk është një zgjidhje për Amerikën. Sa i përket vlerave, Ukraina është shumë më afër SHBA-së sesa Rusisë”, shtoi Zelensky.
Bazuar në tensionet e fundit që kanë kërcënuar qiellin evropian nga dronë të papërgatitur, presidenti ukrainas shtoi se Putin po teston vijat e kuqe të NATO-s.



