Filarmonia e Kosovës, sonte koncert në Prishtinë dhe Shkup

26 shtator 2025 | 08:39

Filarmonia e Kosovës sonte mban koncert në shenjë të 25-vjetorit të themelimit, me ç’rast do të hapë sezonin 2025/2026. Koncerti mbahet prej orës 19:30, në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Orkestra dhe Kori i Filharmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra vokalo-instrumentale nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi-Oratoriumi “ “Homazh për Nënë Terezën”.

Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, dhe solistët e jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano | Ewa Menaszek, mezzosoprano | Piotr Kalina, tenor | Grzegorz Szostak, bas.

Ndërkaq, nesër më 27 shtator 2025 duke filluar nga ora 19:30, mbahet po i njëjti koncert në sallën e madhe të Orkestrës Filharmonike të Maqedonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një…