Fillet e Republikës së Kosovës janë nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

02 korrik 2025 | 11:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Ai ka thënë se 35 vjet më parë, guximtarët e vizionarët shqiptarë, edhe pse të rrethuar nga tytat e ish-Jugosllavisë, të patrembur kërkuan legjitimen: të drejtën për t’u njohur dhe për të ekzistuar barabartë si të tjerët.

“Fillet e Republikës së Kosovës janë nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut. Ishin shkëndijat e para se Kosova nuk kishte rrugë tjetër, përpos asaj të mëvetësisë. Sot, me nder dhe krenari, kujtojmë të gjithë atë kastë brilante që nuk u drodhën duart të nënshkruajnë atë deklaratë në rrethana skajshmërisht të tensionuara. Mirënjohje të gjithë brezave nga të gjitha trojet që guxuan për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar gazetarët sportivë për 2…