Fillimi i vitit të ri shkollor, Haxhiu: Si është e mundur që qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve?

10 shtator 2020 | 12:54

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar qeverinë Hoti në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo ka thënë se sipas rregullave të institucioneve shëndetësore prindërit janë të obliguar të sigurojnë maska për fëmijët e tyre.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë ka prindër që nuk mund t’i blejnë maskat për fëmijët të cilët do të shkojnë në shkollë.

“Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje. Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.

Në njërën nga këto rregulla thuhet: “Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!

A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!

Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.

Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?

Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!

Por jo, ata kujdesen veç për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar hartimi i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës…