Filloi asfaltimi i rrugës që lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë në Malishevë

25 shtator 2020 | 11:44

Ka filluar asfaltimi, përkatësisht vendosja e shtresës së parë të asfaltit, për rrugën e gjatë 1 400 metra, e cila lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë të Komunës së Malishevës.

Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishin të pranishëm, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët ishin të shoqëruar nga kryetari fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi është informuar nga mbikëqyrësit dhe operatori për punën që po kryhet, i ka uruar banorët e fshatit Carrallukë, për asfaltimin e kësaj rruge, e cila lidhë të dy pjesët e fshati dhe shkurton rrugën për disa kilometra, për të shkuar nga njëra anë në tjetrën.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka sqaruar se kjo rrugë që po asfaltohet ka një gjatësia prej 1 400 (njëmijë e katërqind) metra dhe hapja, zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rrugë është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT). “Rruga është ndërtuar sipas standardeve, me dy shtresa të asfaltit, me gjerësi 5 metra dhe ka një gjatësi prej 1.4 kilometër.

Kryetari i fshatit Carrallukë, Rrustem Hoti, në emër të fshatit e ka falënderuar ministrinë përkatëse dhe Komunën e Malishevës, për asfaltimin e kësaj rruge, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë banorët e fshatit, sepse përmes saj, banorët nuk kanë nevojë të udhëtojnë disa kilometra për të shkuar nga njëra pjesë në tjetrën.

Po ashtu sipas tij, kjo rrugë, përveç Carrallukës, lidhë dhe fshatrat e tjerë dhe shkurton rrugën në masë të madhe.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, eventi më i madh…