Filloi finalja Argjentinë – Francë

18 dhjetor 2022 | 16:00

Ka filluar ndeshja finale e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Ndeshja po luhet në stadiumin “Lusail Iconic”, i cili ka 88 mijë e 966 vende. Finalen e botës po e drejton gjyqtari polak Szymon Marciniak.

Tekniku Scaloni ka menduar një formacion disi ofensivë, teksa ka zgjedhur rreshtimin 4-4-2, ku në portë është vendosur Emiliano Martinez, në mbrojtje të rreshtuar janë Tagliafico, Romero, Otamendi dhe Molina përkatësisht nga e djathta në të majtë. Mesfusha me 4 si zakonisht do të përbëhet nga Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, Angel Di Maria dhe Rodrigo de Paul, ndërsa sulmi “albiceleste” do të përbëhet nga Julian Alvarez dhe Lionel Messi.

Në anën tjetër, tekniku Didier Deschamps nuk ka ndërruar asnjë lojtar bazë nga formacioni 4-1-2-3. Në portë është Lloris dhe para tij rreshtohen Theo Hernandez, Upamecano, Varane dhe Kounde. Përpara mbrojtje do të vendoset Aurelien Tchouameni, ndërsa pak më para në fushë janë pozicionuar Rabiot dhe Griezmann. Sulmi “potent” është i përbërë nga Dembele, Giroud dhe Kylian Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se ka…