Filloi implementimi i projektit QUADIC

11 shkurt 2020 | 15:11

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka nisur implementimin e projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ-ja në programin Erasmus + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices, në thirrjen e fundit Capacity Building in Higher Education – Joint Projects.

Aktiviteti i parë që ka filluar të martën me Kick Off Meeting, organizuar nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e që do të zgjas deri më 14 shkurt, po marrin pjesë të gjithë partneret vendorë dhe ndërkombëtarë, gjithsejtë 18 përfaqësues të institucioneve.

Hapjen e fillimit të implementimit të projektit e bëri rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. asoc. dr. Bajram Kosumi, i cili fillimisht ka falënderuar prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së prof. ass. dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit QUADC, për punën e vazhdueshme në ndërkombëtarizimin e Universitetit dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës në këtë projekt, duke thënë se ndihet i lumtur që sot po fillojmë një projekt kaq madhor. Më pas rektori Kosumi ka paraqitur një prezantim të UKZ-së për punën, aktivitet, zhvillimet dhe synimet për në të ardhmen.

Ndërsa rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Ahani”, prof. ass. dr. Artan Nimani, ka uruar të gjithë për fillimin e projektit, duke e vlerësuar mjaft të rëndësishëm dhe të nevojshëm bashkëpunimin e ndërsjellë të të gjithë pjesëmarrësve në QUADIC.

Kurse rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, prof. asoc. dr. Ismet Temaj, pasi uroi për projektin, ka pohuar se angazhimi i shkëlqyeshme që është bërë në punën e QUADIC-it është për t’u admiruar, sepse sot së bashku gjithë pjesëmarrësit mund të kontribuojmë në realizimin sa më të mirë të tij.

Qamile Sinanaj nga MAShT-i, në fjalën e saj ka falënderuar të gjithë partnerët që mbështesin çdo projekt edukativ.

Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në thirrjen e fundit të programit Erasmus + ka aplikuar si koordinator, duke u pranuar kështu suksesshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet me gjëndrën tiroide janë shumë të shpeshta tek njerëzit.…