
Filloi ndeshja miqësore Maltë – Kosovë
04 qershor 2021
| 18:00
Ka filluar ndeshja miqësore në mes Maltës dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në Austri.
“Dardanët” në ketë ndeshje kanë mungesa të mëdha përfshi edhe atë të Vedat Muriqit, por vendin e tij do ta zë në vijën e parë të sulmit Milot Rashica.
Po ashtu mungojnë edhe kapiteni Samir Ujkani dhe mesfushorin Lorik Emini.
Kjo është miqësorja e dytë në këtë muaj për “dardanët”, pasi të parën e zhvilluan kundër San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e fituan me rezultat 4-1.
/Epoka e re/