Filloi ndeshja Rumani – Kosovë

12 shtator 2023 | 20:47

Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në “Arena Nationala”.

Kosova në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Fadil Vokrri” barazoi me Zvicrën (2-2) dhe sonte ka synim që të nxjerr një tjetër rezultat pozitiv dhe të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.

Pikët maksimale i kërkojnë edhe rumunët të cilët duan të shfrytëzojnë terrin vendas.

Rumania është e dyta më 9 pikë, kurse Kosova zë vendin e pestë me katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, është shprehur pro narko-testit për…