Filloi ndeshja Spanjë – Kosovë

31 mars 2021 | 20:49

Filloi ndeshja Spanjë – Kosov
Ka filluar ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës, e cila është e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Spanja dhe Kosova po përballen sonte nga orën 20:45, në një ndeshje të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.
Kjo ndeshje është më shumë se një ndeshje futbolli për shkak të raporteve diplomatikes mes këtyre dy shteteve. Spanja që është nikoqire e këtij takimi dhe disa herë i është shmangur fjalës Kosovë, por të njëjtën gjë e kanë bërë edhe mediet iberike. Insistimi i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarit Agim Ademi bën që Spanja të dorëzohet dhe të lejojë simbolet e Kosovës në këtë ndeshje.
Duhet cekur se Kosova ndeshjen e parë në këto kualifikuese e humbi nga Suedia (0-3), në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në anën tjetër Spanja barazoi me Greqinë (1-1) dhe e mposhti Gjeorgjinë (2-1).
/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së…