
Filloi ndeshja Zvicër – Kosovë
05 shtator 2025
| 20:47
Ndeshja mes Kombëtares së Zvicrës dhe Përfaqësueses së Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës, ka filluar. Atmosfera në stadiumin “St. Jakob Park” në Basel është mbresëlënëse, pasi të gjitha biletat janë shitur. Një numër i madh tifozësh shqiptarë janë të pranishëm për të përkrahur Kosovën.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist para ndeshjes. Ai theksoi se skuadra nuk ndjen frikë ndaj kundërshtarit, por ruan respekt për Kombëtaren e Zvicrës.
“Nuk jemi të frikësuar, por kemi respekt për Zvicrën. Nëse arrijmë kualifikimin, do të ishte një histori e madhe për ne. Futbolli ka treguar shumë tregime të tilla dhe shpresojmë të shkruajmë një të re për Kosovën,” u shpreh Foda.