Fillojnë hetimet për kompanitë e mëdha të teknologjisë

24 korrik 2019 | 11:53

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, ka njoftuar një hetim mbi platformat kryesore online, për të shqyrtuar nëse ato janë të padrejta duke kufizuar konkurrencën.

Departamenti nuk ka emëruar asnjë kompani, por “Facebook”, “Google”, “Amazon” dhe “Apple” do të inspektohen gjatë hetimit.

Kjo masë vjen pas shqetësimeve të përhapura rreth kërkimit përmes këtyre platformave, mediave sociale dhe disa shërbimeve të shitjes me pakicë në internet, ka njoftuar departamenti.

Hetimi shënon edhe shqyrtimin më të fundit të fuqisë së kompanive të teknologjisë mbi ekonominë amerikane.

Edhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, tashmë është duke shqyrtuar ndërmarrjen e masave, pasi ka shqetësime të njëjta, ndërkohë që po bëhen hetime në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë u raportua se po përgatiste një hetim ndaj “Google”, për të përcaktuar nëse gjiganti i motorëve të kërkimit kishte shkelur ligjin kundër monopolit.

Hetimi do të koncentrohet në atë se si firmat më të mëdha të teknologjisë janë rritur në përmasa dhe fuqi, dhe janë zgjeruar në biznese shtesë, si dhe se si kanë përdorur fuqitë që kanë krijuar nga rrjetet shumë të mëdha të përdoruesve.

“Pa disiplinën e konkurrencës së bazuar në treg, platformat digjitale mund të veprojnë në mënyra që nuk i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve”, ka deklaruar Makan Delrahim, asistent i prokurorit të përgjithshëm në SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy futbollistët serb të Slovan Bratislavës, Aleksanda Cavriq dhe Dejan…