Fillojnë punimet në ndërtimin e rrugëve në Mleqan

09 mars 2022 | 12:57

Në kuadër të realizimit të projekteve dhe investimeve kapitale në Komunën e Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e dy rrugëve në fshatin Mleqan.

Punimet në këto dy rrugë, i kanë parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, të cilët gjatë vizitës në Mleqan, janë takuar edhe me banorët.

“Jam i kënaqur që kemi filluar punime dhe me realizim të projekteve, pjesë e investimeve kapitale në komunën tonë, projekte të cilat do të vazhdojnë të realizohen sipas planifikimeve të parapara për këtë vit. Juve banorë të Mleqanit, i gëzofshi këto rrugë dhe këto investime që janë duke u realizuar në fshatin tuaj”, ka thënë Kastrati.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka bërë me dije se në këtë fshat, krahas investimeve tjera, kanë filluar punimet edhe në ndërtimin e dy rrugëve, me gjatë prej një kilometri, përkatësisht rrugët “Rizah Hajdini dhe “Hidajet Kryeziu”, ndërsa ndërtimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 62 mijë euro dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar përfaqësuesit…