Kështu do të duket parku “Idriz Rreci” në Skenderaj (Foto)

16 shtator 2019 | 17:44

Kanë filluar punimet në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj, ku së shpejti ky park do të bëhet një vend mjaft atraktiv për fëmijët.

Për të parë nga afër punimet në këtë park kanë dalë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanie Ahmeti dhe profesionistë.

“Kanë filluar punimet në parkun ‘Idriz Rreci’ ku sipas projektit do të bëhet një vend mjaft atraktiv për fëmijë, aty do të kenë shumë lojëra të ndryshme dhe hapësirë për t’u argëtuar. Kështu edhe ju kam premtuar fëmijëve pikërisht në ditën e tyre, me 1 Qershor të vitit të kaluar. Fëmijët kërkojnë çdo ditë vëmendjen tonë, për një jetë pa brenga, dhe kushte më të mira në çdo aspekt të jetës”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standing, grass, sky, child, tree, outdoor and natureImage may contain: one or more people, child, grass and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: cloud, sky and outdoorImage may contain: cloud, sky, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…