Fillojnë punimet për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos
12 dhjetor 2025
| 12:33
Pritjes si duket po i vjen fundi. Peja pritet të bëhet me ndërtimin e Qendrën Nacionale të xhudos, projekt i shumëpritur. Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka njoftuar se të premten kanë filluar punimet për ndërtimin e kësaj qendre.
“Sot me mëngjes në pjesën më të bukur të qytetit tim beterët filluan punën për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos! Investim i MKRS-së në marrëveshje me federatën tonë! Aty ku u ndërtuan 5 medaljet olimpike prej tyre 3 të arta do bëhet një qendër moderne për sportin e xhudos! E gëzofshim me shumë medalje e suksese të reja!”, ka njoftuar Kuka.



